
Donaldi dhe Romeo janë shndërruar në dy personazhet më të preferuara të publikut.
Të premten që lamë pas ata kanë filluar transmetimin e emisionit “Më lër të flas”.
E tashmë ata kanë krijuar raporte tejet të mira me shumicën e estradës shqiptare.
Por në mesin e shumë fytyrave publike ata kanë raporte të mira edhe me Alban Skenderaj.
Madje ata janë bashkëfshatarë.
Kjo u kuptua në saje të mbishkrimit sipër fotos që postoi Romeo: Kush e njeh fshatin Vërmik?
“U bëmë kaq vjeç dhe është i pari bashkëfshatar që takojmë”, shkroi ai.