Në gjuhën mjekësore, ndjesia e mpirjes, si dhe djegia ose “gjembat” në trupin tuaj, quhet parestezi. Këtë ndjesi zakonisht e përjetojmë në dorë dhe këmbë, por edhe pjesë të tjera të trupit nuk janë të përjashtuara.

Një studim tregon se kjo mpirje zakonisht shfaqet pa paralajmërim paraprak. Për më tepër, jo gjithmonë shkakton dhimbje, por kryesisht shqetësim. Miliona njerëz në të gjithë botën i nënshtrohen këtyre llojeve të shqetësimeve, veçanërisht te ata që punojnë më profesione pa lëvizje fizike, si puna në zyrë ku kalojnë orë të tëra ulur.

Kur ndodh humbja e ndjesisë

Nuk është çudi t’ju themi se të gjithë kemi përjetuar parestezi kalimtare. Ju mund ta keni përjetuarar me atë ndjesinë sikur “ju kanë pushtuar” mizat.

Kjo ndodh kur kemi qenë në të njëjtin pozicion për një kohë të gjatë. Ndodh shpesh kur rrimë me këmbë të kryqëzuara ose biem në gjumë me njërin krah të palosur poshtë kokës.

Në shumicën e rasteve, kjo ndodh kur ushtrohet presion i qëndrueshëm mbi një nerv. Sidoqoftë, duhet ta dini se mund të jetë gjithashtu rezultat i një dëmtimi ekzistues ose ndonjë gjendje tjetër që përfshin dëmtimin e sistemit nervor, si një dëmtim nervor, një disk hernie, një tumor ose diçka tjetër.

Sa zgjat kjo ndjesi?

Kur vuan nga parestezia, gjymtyra e prekur bëhet e mpirë dhe e ngurtësuar, por në të njëjtën kohë mbetet fleksibile. Kjo rrit ndjeshmërinë e zonës së prekur kur ajo qëndron në një sipërfaqe të fortë ose të butë, dhe ndërsa përhapet në pjesë të tjera të gjymtyrës së prekur.

Ndjesia e një gjymtyre të mpirë zakonisht zhduket shpejt pasi lehtësohet presioni mbi nervin që ishte prekur, duke bërë që gjaku të qarkullojë përsëri.

Në mënyrë që të ndodhë kjo, thjesht mund të lëvizni pjesën e mpirë duke bërë stërvitje, duke u shtrirë ose duke e masazhuar atë. Gradualisht, ndjesia e shpimit do të zvogëlohet derisa të zhduket.

Leave a Reply