Jul Deda ka qenë I ftuar në puntatën speciale të 1 janarit në “Zemër Luana” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën. Aktori nuk ka ngurruar t’i përgjigjet edhe pyetjes së sikletshme se cilin do të zgjidhte si aktorin që ka mik të mirë dhe atë me të cilin nuk flet prej kohësh.

Juli, Gent Zenelajn e ka quajtur mikun e tij më të mirë, por ka treguar se nuk flet me Salsano Rrapin. Shkaku ka qenë një rol që Juli ka marrë. Sipas tij Salsano është treguar nihilist dhe nuk meriton as të duartrokitet.