Këngëtari Justin Bieber ka anuluar dy koncerte të planifikuara në Toronto. Fansat e këngëtarit janë tronditur nga arsyeja e anulimit, pasi Bieber ka shpjeguar se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

“Nuk më besohet se po e them këtë, por sëmundja ime është përkeqësuar dhe duhet të anuloj koncertet me urdhër të mjekëve”, ka shkruar Bieber.

Sipas mediave të huaja, Bieber nuk është prekur nga COVID19 siç ishte dyshuar, por vitin e kaluar u diagnostikua me sëmundjen Lyme, një sëmundje e shkaktuar nga një pickim i iriqve, i zakonshëm në shumë shtete të SHBA-së.