
Juristja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Eni Çobani ka folur edhe për marrëdhënien e saj me vjehrrën.
Eni ka treguar se jeton prej 20 vitesh me prindërit e bashkëshortit dhe nuk i janë bërë kurrë barrë.
“Unë jam nënë e një djali. Jam shumë krenare për atë djalë që kam bërë. Kush nuk është sot krenar për fëmijët e tij. Sot dua t’i them prindërve të bashkëshortit tim që kanë qenë një ndihmë e jashtëzakonshme.
Unë jam një grua që kam jetuar 20 vite me prindërit e bashkëshortit. Unë jetoj në një familje me ta. Nuk më janë rënduar kurrë”, u shpreh Eni.
E pyetur nëse ka shkëmbyer ndonjëherë llafe me vjehrrën, juristja u përgjigj:
“Po sigurisht, po ti këmben fjalë me veten, jo me vjehrrën, vjehrrin. Por ata kanë qenë gjyshër të jashtëzakonshëm për djalin tim dhe unë jam shumë e lumtur që djalit i dhashë atij mundësinë të jetonte pranë tyre”.