Dietologia Blerina Bombaj është mjaft e lumtur pasi jeton me mamin dhe vjehrrën në një shtëpi. Këtë fakt e ka zbuluar vetë Blerina përmes një foto në “Instagram”, ku shihet krah të dyjave mjaft e lumtur.

Krah fotos dietologia shkruan se ndihet shumë me fat për faktin se ndan të njëjtën shtëpi me të dyja.

“Te jetosh me mamin dhe vjerren ne nje shtepi eshte fat i madh per mua, e para se nuk jam ndare nga mamaje ime asnje sekonde, dhe e dyta se femijet e mi jane te bekuar me dashurine e dy nenave.

I detyrohem gjithcka mamase time qe me ka bere nje njeri te orientuar drejt vlerave, por i detyrohem shume edhe nena Lules qe me ka ndihmuar pa kushte dhe pa e prishur kurre zemren”, shkruan Blerina.