Teksa Arjola Demiri shprehu dëshirën në Big Brother VIP që të prezantone Portokallinë, shumë kolegë të saj kanë reaguar pro dhe kundër. Mes tyre ka qenë edhe aktori I Portokalli Ledio Lako, i cili asokohe shprehej se disa njerëz duhet “të mbajnë shinat dhe të mos futen në korsi të reja”.
Ndonse mesa duket kunjat janë lënë pas e sapo ka nisur puna ata janë pajtuar. Sot Ledio feson ditëlindjen dhe Arjola ka zgjedhur ta urojë nëpërmjet një postimi në Insta Story. Ajo ka publikuar foton e aktorit e shkruan: “Urime ditëlindjen, me çfarë të do e bardha zemër!”.
“Rrofsh edhe të mbajmë shinat e këtij rrugëtimi fort!”- I është përgjigjur Ledio duke bërë në një farë mënyre shaka me ironinë e tij të dikurshme. E pra e rëndësishme është pjesa që janë pajtuar, fjalët shkojnë e vijnë.