Me siguri pas përfundimit të një feste, apo takimi me miqtë gjëja e parë që doni të bëni sapo ndaheni është të shkëmbeni fotot që keni bërë me celularët e gjithsecilit.

Rrjetet sociale janë mënyra më e mirë për këtë dhe konkretisht WhatsApp. Ky është aplikacioni më i përdorur për të dërguar fotot, por problem është cilësia e cila ulet në momentin që kalohet nëpër biseda.

Pavarësisht nëse jeni duke përdorur Android ose iPhone, ekziston një mënyrë për të dërguar imazhet pa prishur cilësinë.

Nëse keni Android keni mundësinë të dërgoni foto dhe video si dokumente. Mjafton të hapni bisedën, zgjidhni “attatch” dhe më pas “Documents”.

Në rastin e iPhone, situata është pak më e ndërlikuar. Së pari, duhet të zgjidhni skedarin dhe ta zhvendosni atë te Files. Më pas, shkoni te biseda në WhatsApp dhe ndiqni të njëjtën procedurë që u shpjegua më sipër për Android.