
Dancing With The Stars pritet të fillojë në Tetor dhe emrat e konkurrentëve po zbulohen nga dita në ditë. Së fundmi faqja zyrtare e spektaklit ka zbuluar emrin e Elhaida Danit, e cila është përfolur dhe më parë në rrjet.

“Pasi ka shëtitur gjithë skenat e botës, këngëtarja Elhaida Dani rikthehet në shtëpi. Elhaida, mirë se vjen në kastin e DWTS”, shkruhet në njoftim.
Kujtojmë se moderatore e spektaklit do të jetë Bora Zemani ndërsa Donald Veshaj pritet të jetë bashkëprezantuesi i saj.