Baba Vanga gruaja e njohur si “Nostradamusi nga Ballkani”, u ka paraprirë shumë fatkeqësive natyrore dhe Iuftërave globale para se të ndodhnin.

Gruaja e mistershme, e verbër bullgare parashikoi saktë 11 shtatorin, ngritjen e lSlS dhe madje Brexit, ndërsa ka bërë parashikime edhe për vitin 2022.

Në mesin e tensioneve mes Rusisë e Ukrainës, mediat ruse kanë publikuar parashikimet e Vangës dhe Nostradamus të cilët kanë zbuluar se Federata Ruse do të bëhet superfuqi dhe nuk do ta ndalojë askush, madje sipas Vangës udhëheqësit e dy shteteve do të shtrëngojnë duart.

Sipas profecisë së Baba Vangës, disa fuqi sllave do të kthehen në Rusi duke shtuar se të gjithë ata që janë larguar nga shteti rus do të ktheheshin sërish në trojet e tyre.

“Të gjithë do të shkrihen, sikur akulli, vetëm një mbetet i paprekur, lavdia e Vladimirit, Rusia. Askush nuk mund ta ndalojë Rusinë. Të gjithë do të hiqen nga rruga e saj dhe ai do të bëhet zot i botës”, ky është paralajmërimi i Baba Vanga, gruaja e njohur si “Nostradamusi nga Ballkani”, që ka bërë parashikime edhe për vitin 2022.