Donald Trump, ish-presidenti amerikan që pritet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë në janar për një mandat të dytë, ka filluar të bëjë zgjedhje për administratën e tij. Ai ka shpallur tashmë disa pozita kyçe, si shefi i kabinetit, ambasadori i SHBA-së në OKB, një “Car të kufijve” dhe drejtorin e agjencisë më të madhe mjedisore të Shteteve të Bashkuara.

Trump i ka ngarkuar Howard Lutnick, një miku të tij të vjetër, rekrutimin e udhëheqësve që do të implementojnë, programin e tij. Lapsi.al ka perkthyer gazeten britanike The Guardian që ka bërë portretet dhe parashikimet e atyre që do dhe mund të marrin postet e larta.

Pozita të konfirmuara:

Stephen Miller:

Pozicion i konfirmuar: Zv/Shef i kabinetit për politikën

Stephen Miller është një mbështetës i linjës së ashpër mbi imigracionin dhe ka qenë këshilltar politik i Trump në mandatin e parë. Ai është arkitekti kryesor i ndalimit të udhëtimit për shtetasit muslimanë dhe ka themeluar grupin “America First Legal”. Pritet të ketë një rol të rëndësishëm në mandatin e dytë dhe të kontribuojë në realizimin e planit për deportimin masiv të emigrantëve.

Susie Wiles:

Pozicion i konfirmuar: Shefe e kabinetit

Susie Wiles është emëruar shefe e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, duke u bërë gruaja e parë që mban këtë pozitë. Ajo ka udhëhequr fushatën e Trump për rizgjedhjen dhe është e njohur për organizimin e suksesshëm të fushatës. Besohet se ajo mund të sjellë më shumë rend dhe disiplinë në administratën e dytë.
Lee Zeldin:
Pozicion i konfirmuar Drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA)

Trump ka shpallur se Lee Zeldin, ish-deputeti i New Yorkut, do të jetë drejtor i Drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit EPA-në. Zeldin ka thënë se do të punojë për të rikthyer dominimin amerikan në sektorin energjetik dhe për të reduktuar burokracinë që pengon punonjësit amerikanë.

Tom Homan:

Pozicion i konfirmuar: “Car i kufijve”

Tom Homan do të jetë përgjegjës për sigurinë e kufijve dhe deportimin masiv të emigrantëve të paligjshëm. Ai ka shërbyer si drejtor i përkohshëm i Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) gjatë mandatit të parë të Trump.

Elise Stefanik:

Pozicion i konfirmuar: Ambasadore e SHBA-së në OKB

Trump ka zgjedhur Elise Stefanik, kongresisten nga New York, për të qenë ambasadore në Kombet e Bashkuara. Ajo është një mbështetëse e fortë e Trump dhe është përfolur si një kandidate për zv/presidente.
Zgjedhje të mundshme për kabinetin:

Elon Musk:
Pozita e mundshme: Nuk është specifikuar

Elon Musk është një mbështetës i shquar i Trump dhe ka sugjeruar mundësinë e krijimit të një ministrie për efikasitetin qeveritar.

Mike Waltz:

Pozita e mundshme: Këshilltar për Sigurinë Kombëtare

Waltz, një ish-beretë e gjelbër dhe aktualisht kongresist nga Florida, është një mbështetës i ashpër i një linje më të fortë ndaj Kinës dhe ka shprehur mbështetje për Trump.

Marco Rubio:

Pritet që Trump të emërojë senatorin e Floridës, Marco Rubio, si sekretar të Shtetit. Rubio është një nga mbështetësit më të fortë të politikave të Trump ndaj Kinës. Në vitin 2022, ai iu bashkua një grupi senatorësh, i cili i dërgoi letër presidentit amerikan, Joe Biden, për ta inkurajuar që ta mbajë Ballkanin në vëmendjen e tij. “Ballkani është një zonë e cenueshme e Evropës dhe, megjithëse Ukraina duhet ta ketë vëmendjen tonë të menjëhershme, ne nuk mund ta humbasim nga sytë këtë rajon, ku NATO-ja, prej kohësh, ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes”, thuhej në letër. Tjetër deklaratë: “Forcat e armatosura amerikane “ndaluan nazizmin dhe komunizmin” dhe “të këqija të tjera, si spastrimi etnik serb”, ka thënë Marco Rubio, gjatë një fjalimi për rolin e Amerikës në botë, në vitin 2011.

Richard Grenell:

Pozita e mundshme: Sekretar i Shtetit

Grenell, ish-ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe këshilltar i politikës së jashtme i Trump, është një tjetër kandidat për pozitat e rëndësishme të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare. Ai ka qenë i dërguar speciali Trump për marrëveshjen Kosovë Serbi dhe njihet si mik i madh i presidentit Vuçiç i cili e ka dekoruar edhe me urdhrin më të lartë serb.

Robert F. Kennedy Jr.:

Pozita e mundshme: Nuk është specifikuar

Robert F. Kennedy Jr., djali i Robert F. Kennedy dhe nipi i JFK, ka shprehur dëshirën për një rol në kabinetin e Trump, pas mbështetjes për kandidaturën e tij.

Tom Cotton:

Pozita e mundshme: Sekretar i Mbrojtjes

Tom Cotton, një senator i Arkansasit i njohur për pozitat e tij të ashpra mbi sigurinë dhe politikën ushtarake, mund të emërohet sekretar i Mbrojtjes./ Lapsi.al