Deputeti i PD-së Ervin Salianji, jashtë parlamentit ka folur për debatet që ndodhën ditën e sotme në kuvend.

Ai tha se me gjuhë rrugaçi prej ordiner, Rama e kërcënoi duke i përmendur një proces gjyqësor që e ka hapur vetë pasi sipas tij Rama u informua përpara tij se sot kishte proces gjyqësor.

“E dëgjuat me një gjuhë rrugaçi si i drejtohej opozitës. Pa diskutim ngjarja tjetër e cila është paralajmëruar, se si km nga foltorja e parlamentit mendon se më kërcënon që e ka hapur vetë. 

Kryeministri mendon se më kërcënon duke përmendur një proces gjyqësor që e ka hapur vetë.

Vetëm 20 minuta pasi ai e bëri këtë kërcënim, më erdhi dhe njoftimi nga gjykata e Apelit, por mua nuk më tremb.”

Salianji theksoi se kërcënimet e Ramës nuk e trembin dhe bëri thirrje dhe një herë që të gjithë qytetarët të bashkohen protestës së 12 nëntorit.

“Ai mendon se është me ata që ka rreth e rrotull dhe i sjell vërdallë si kukulla.

Përballja, portesta do të bëjë që një kryeministër që është i shfaqur të vijë në binare. I ftoj të gjithë të marrin pjesë në protestën e 12 nëntorit.”