Ilir Kulla dikur këshilltar i ish-kryeministrit Fatos Nano ka komentuar gjendjen shëndetësore të tanishme të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili vitin që shkoi ishte disa muaj i shtruar në spital, në rrezik për jetën.

“Fatos Nano ështe një burrë i madh shteti dhe një politikan erudit, që ka dhënë kontribute për jetën demokratike të Shqipërisë, ka paguar me 4 vjet burg politik. Ka qenë 4 herë kryeministër dhe ka ditur të tërhiqet në kohën e duhur. Është njeriu që ka prodhuar më shumë politikanë se të tjerët si kryetar partie, përfshirë këtu Ramën, Metën, Majkon etj”, u shpreh Kulla në një intervistë me gazetarin Roland Qafoku.

Ai e pyeti edhe për shëndetin aktual të Fatos Nanos.

“Është mirë. Ka kaluar një periudhë shumë të vështirë. Është rehabilituar. Unë mbaj kontakte me Nanon akoma. Ai jeton në Tiranë. Dy, tre vitet e fundit ka kaluar probleme të rënda shëndetësore. Tani është në periudhë rehabilitimi. Ishte periudhë e vështirë, për pak iku nga kjo botë, ishte në rrezik për jetën. Tani e ka kapërcyer rrezikun”, u shpreh ai.