Reperi i njohur Getinjo është një ndër banorët e “Big Brother VIP Kosova” dhe gjatë bisedave me banorët e shtëpisë ai po zbulon nga dita në ditë të pathëna rreth jetës së tij private.
Vetëm së fundmi, Getinjo po diskutonte me banorët për njerëzit që nuk duan të punojnë. Ai zbuloi se vetë i ka bërë të gjitha punët, nga kamarier deri në ndërtim para se të arrinte këtu ku është sot.
“Unë vetë kam hapur kamarier, shankist(menaxher), kam lyer, e kam kapur hilltin (punëtor ndërtimi) në 6:00 të mëngjesit, e kam lëshuar në 8:00 të mbrëmjes”, u shpreh Getinjo.