Përfaqësuesja jonë në Eurovision Ronela Hajati është kthyer në Shqipëri pas disa muajsh në turne dhe pjesmarrjes së saj në Eurovision 2022 në Torino.
Në një postim në Instastory Ronela ka zbuluar se është ndjerë tepër e emocionuar kur u kthye në Tiranë dhe se ka shumë projekte për të pëfunduar.
“Nuk e keni idenë sa kam qarë kur mbërrita në Tiranë sot… gjithsesi kam tre javë që qaj nga emocionet dhe tani gjithçka ka mbaruar. Kam marrë shumë dashuri nga shumë shtete dhe njerëz. Tani… po rikthehem te ajo që isha! Kam shumë projekte për të përfunduar dhe nuk kam kohë për pushim. Ju dua shumë”, ka shkruar ajo.
Ronela Hajati si fituese e Festivalit të fundvitit përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2022 në Torino me këngën ‘Sekret’ ku nuk arriti të kualifikohej në finale.