Genc Gjokutaj, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha ka deklaruar se ka qenë vetë Berisha që e ka kontaktuar për të qenë avokati i tij, në lidhje me hetimin e nisur nga SPAK për privatizimin e kompleksit Partizani.
Gjokutaj ka zbuluar dhe bisedën e parë që pati me Berishën, pas njoftimit për arrestimi ne dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.
“Vetë zoti Berisha më kontaktoi. Berishën e njoh prej 1992. Më kontaktoi dhe më thotë ‘je në dijeni, kanë arrestuar Abin;. Unë në fakt bëra verifikimet e mia të shpejta sesi duhet bërë shërbimi që të kemi një strategji të qartë ku jemi dhe ku do të shkojmë dhe gjëja e parë që konstatova është fakti që SPAK ka kërkuar masat, veçanërisht Berishën, pa procedurë. SPAK mbrohet që ne nuk shkuam në Parlament për arsye sepse detyrim paraqitje dhe moslejimi jashtë vendit, nuk është heqje lirie. Ne kemi kallëzuar gjyqtaren për shpërdorim detyre.” tha avokati gjatë një interviste në News24
Gjokutaj më tej tha se në këtë proces, pjesën politike po e bën Berisha dhe se së bashku me avokatin Sokol Mengjesi, po përqendrohen te çështja juridike.