Mikela Pupa dhe Erion Kukaj u deklaruan për njëri-tjetrin në “Përputhen” duke dalë bashkë nga emisioni. Ata kanë qenë të ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” ku kanë rrëfyer eksperiencën që kaluan në programin e dashurisë dhe si po e përjetojnë tashmë romancën që sapo kanë nisur.
Moderatori i programit e ka ngacmuar dyshen me një deklaratë të Mikelës e cila bëri bujë pasi ishte shprehur se ‘nuk kanë kryer marrëdhënie.’ Mirpo ish-konkurrentja e ka sqaruar këtë deklaratë të sajën duke thënë se ishte thjesht një moment kur gjatë takimit ata po ngacmonin njëri-tjetrin.
Moderatori: ‘Jemi në situatë të vështirë pasi nuk kemi kryer marrëdhënie’
Mikela: Ka qenë batutë kjo dhe titujt vendosen ngacmues. Thjesht ka qenë një takim që po provokonim shumë njëri-tjetrin dhe i thashë boll se me hormone jemi tani.
Erioni: Tani mund të themi që kemi rënë në qetësi ka pasur ditë shumë të mira çdo gjë po shkon vaj.
Të pyetur nëse kanë arritur ta njohin njëri-tjetrin edhe pas programit, Mikela tha: Ne kemi qenë gjatë gjithë kohës në kontakt me njëri tjetrin dhe kur ishim në program ne flisnim 24 orë kështu që çdo gjë ia kemi thënë. Një gjë që është tani ndryshe është që nuk flasim më për programin.
Erioni: Mund të themi që mbi 70-80% e kemi njohur njëri- tjetrin.
Mikela: Kemi njohur dhe anët më të këqija dhe tani po shijojmë më të mirat.