Ky është vendi ku policia e Tiranës prej mbrëmjes së kaluar ka mësyrë në një operacion antidrogë, ku më pas ka zbuluar dhe një laborator për kultivimin e kanabisit.
Pamjet e para nga vendi i ngjarjes. Bëhet fjalë për një ndërtesë të vjetër të para viteve ’90, të përshtatur si laborator dhe magazinë.
Operacioni është ende në vijim, teksa nuk dihet ende sasia e drogës së sekuestruar apo dhe numri i personave të arrestuar