Më poshtë do të gjeni recetën e byrekut të kripur me kungull.

PËR 4-6 PERSONA:

1 pako peta të gatshme,

500g kungull i verdhë,

300ml qumësht,

3 vezë,

50 g gjalpë,

kripë,

piper i zi.

Grijmë kungullin në rende dhe e ziejmë në një tenxhere me ujë me kripë. Pasi ka zierë, e kullojmë dhe e përziejmë me vezët, qumështin dhe gjysmën e sasisë së gjalpit. Në një tavë drejtkëndore shtrojmë një letër furre pastaj fillojmë të shtrojmë petët nga tre duke i spërkatur ndërmjet tyre me gjalpë të shkrirë. Në çdo tre petë hedhim nga masa e kungullit dhe kështu vazhdojmë deri në fund. Petët e fundit i spërkasim me gjalpë të shkrirë dhe e pjekim në furrë të nxehur më parë me 200 gradë derisa të marrë ngjyrë të kuqërremtë.