A ka qenë opinionisti Arbër Hajdari fans i një konkurrenti në veçanti në ‘Big Brother Vip Albania’?

Për herë të parë ai ka rrëfyer për emisionin “Why?Not”se ka qenë gjithmonë me logjikë të ftohtë.

“Në 90% të gjërave dhe rasteve jam treguar i drejtpërdrejtë. Unë mendoj që nuk kam qenë fans i askujt dhe nuk kam pranuar të takoj askënd prej miqve apo shokëve të atyre që kanë qenë brenda në shtëpi.”, u shpreh ai.