Një tjetër qendër masazhesh ku ushtrohej prostitucion është zbuluar në Tiranë.
Në pranga ka rënë 19 vjeçari që administronte qendrën ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetase të huaja, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion.
Mësohet se administratori i qendrës në rrugën “Sami Frashëri”, A.L, u kapën në flagrancë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasin A.L, 19 vjeç, si dhe referuan materialet për dy shtetase 24 e 19 vjeçe, pasi në rrugën “Sami Frashëri”, dyshohet se qendra e masazhit në administrim të shtetasit A.L, përdorej dhe për ushtrimin e prostitucionit.