rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me akuzat që ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj lëshoi ndaj tij pak kohë më parë, ku tha se kreu i qeverisë dhe koordinatori i tij me krimin e organizuar, Ergys Agasi konsumojnë verën që kushton 33 mijë euro.

Teksa i kthen përgjigje një komentuesi në Facebook, Rama e ka quajtur shpifje këtë deklaratë të Ahmetaj.

Më tej ai tha se shpifja në librat e shenjtë është e ndaluar, dhe po ashtu ai i ka kërkuar komentuesit nëse ka prova.

Ku e di ti këtë?

Të lejon Zoti yt të shpifësh. Shpifja në librat e shenjtë është e ndaluar. Do thuash e ke dëgjuar por kjo nuk do të thotë asgjë. Ke provë?  Qenka fiksuar shishja 33 mijë euro”, deklaroi kryeministri. /gazetajone