Stresi dhe ish-partnerja e tij, Keisi kanë marrë sërish vëmendjen e mediave rozë dhe të ndjekësve në rrjete sociale. Në mediat rozë po flitet kudo për ish-bashkëshorten e reperit, e cila po reklamon në rrjete sociale jetën e saj luksoze në Kanada. Por Keisi duket se nuk është ndryshe nga emigrantët e tjerë dhe pas fasadës së rrjeteve sociale ajo punon si kamariere në “night club”. Por për këtë lajm ka reaguar dhe vetë Stresi duke mbrojtur ish-bashkëshorten. Reperi është shprehur se Keisi kështu ka qenë gjithmon një vajzë puntore dhe e ndershme teksa ka shkuar më tej duke u shprehur se 80% janë pa pikë karakteri dhe shkojn me moshën e babait të tij.