Stresi dhe ish-partnerja e tij, Keisi kanë marrë sërish vëmendjen e mediave rozë dhe të ndjekësve në rrjete sociale. Në mediat rozë po flitet kudo për ish-bashkëshorten e reperit, e cila po reklamon në rrjete sociale jetën e saj luksoze në Kanada. Por Keisi duket se nuk është ndryshe nga emigrantët e tjerë dhe pas fasadës së rrjeteve sociale ajo punon si kamariere në “night club”. Por për këtë lajm ka reaguar dhe vetë Stresi duke mbrojtur ish-bashkëshorten. Reperi është shprehur se Keisi kështu ka qenë gjithmon një vajzë puntore dhe e ndershme teksa ka shkuar më tej duke u shprehur se 80% janë pa pikë karakteri dhe shkojn me moshën e babait të tij.

Të paktën punonte dhe i’a dilte më së miri, ka lezet ka ekonomin e vet. Gjithmonë kështu ka qenë vajzë që nuk pranonte asnjë cent nga askush, vajzë e ndershme e edukuar, jo po si shumica e vajzave në Shqipëri që shkojn me moshën e babit tim. Skanë pikë karakteri lum kush ngel beqar në Shqipëri se 80%nga mosha 17 e sipër janë degradu,“-shkruan reperi.