Vali Corleone, i njohur si ‘Princ Valentino Corleone’, i cili u vu në pranga një ditë më parë nga Policia në Gjilan ka hedhur poshtë akuzat që rëndojnë mbi të. Në një reagim me audio për Ekspress, Corleone shprehet se e gjithë kjo ngjarje është e montuar nga familja e tij në Kosovë për t’i marrë pasurinë.

Jam në stacion të Policisë, po dëshirojnë familja, familja ma ka bo një montazh gënjeshtër kinse i kom ngacmu, familja e Kosovës po dëshirojnë me më shkatërrua, me m’i marr gjërat, pasuritë e me ma shkatërrua edhe me figurën time edhe emrin tim. Shumë vite kështu kundër meje, kinse familja, no comment. Këta i korruptojnë policët, prokuror, gjykatës, doktor, për me më shkatërrua mua, montojnë gjera, okej, nëse sonte mbyllna nga nesër mos u ndalni për realitet te kingit. Shume vite kështu kundër meje, kinse familja, no comment, por I’m the King, okej ,thank you,”- thotë Corleone.

Për të njëjtën ngjarje ka reaguar edhe Anita (e cila e quan veten si vajza e “King Vali Corleone”).. ajo shkruan në rrjetet sociale se ka qenë prezente në momentin që ka ndodhur e gjithë ngjarja dhe se gjithçka po bëhet për pasurinë e Valit dhe janë të sajuara.