Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së martës në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një automjet në lëvizje në lagjen “Skënderbeg”.
Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve të ngjarjes dhe arrestimin e tyre.