Infeksionet, marrja e vazhdueshme e antibiotikëve, përdorimi i tepruar i kufjeve, dëgjimi i muzikës me volum të lartë, futja e ujit në vesh mund të na shkaktojnë dhimbje të forta dhe pse jo nga ato dhimbje të rrezikshme për shëndetin. Përpara se të gjeni shpëtim tek ilaçet, provoni disa trajtime natyrale në kushte shtëpie.

Kompresa të ngrohta

Një mënyrë për të qetësuar dhimbjen e veshit është aplikimi i kompresave të ngrohta.

Hudhër

Hudhra ka veti antibakteriale që lufton çdo burim të infeksionit në veshin tuaj. Ju mund të shtypni disa thelpinj hudhër t’i vendosni në një copë të pastër dhe me të të mbuloni veshin. Rrini shtrirë për 20 deri në 30 minuta.

Vaji i pemës së çajit

Një tjetër kurë natyrale është vaji i pemës së çajit, falë vetive antibakteriale, antiseptike, antifungal dhe anti-inflamatore që luftojnë burimin e dhimbjes së veshit. Gjithashtu mund të përzieni vajin e pemëve të çajit me vaj ulliri para se të hidhnit disa pika në vesh.

Lëngu i qepës

Lëngu i qepës është gjithashtu një kurë shumë e mirë kundër dhimbjeve të veshit. Ajo që duhet të bëni është thjesht të merrni lëngun nga zierja e cipës së qepës dhe të hidhni disa pika në veshin e sëmurë.