Fifi është një artiste shumë e pëlqyer dhe e klikuar nga audienca që shpesh merr vëmendje me muzikën e saj, por gjithashtu dhe për jetën personale. Së fundmi, pas daljes nga shtëpia e ‘BBV’, Fifi ka qenë shumë e përfolur edhe për lidhjen e saj me Adis Patushin (i njohur në publik edhe si ish-partneri i modeles Adrola Dushi me të cilën ka dhe një djalë të vogël të quajtur Troi.

E vetëm pak kohë nga publikimi i këngës së saj të fundit, i cili është bashkëpunimi me reperin e njohur, Gjiko dhe titullohet “Djegi krejt”, duket se Fifi shumë shpejt do të vij me një surprizë të re për fansat e saj. Së fundmi partneri i saj i zemrës, Adisi ka postuar një foto në ‘Instastory’ nga montazhi i klipit të ri, të cilën Fifi e ka ripostuar duke treguar se shumë shpejt këngëtarja do të publikoj këngën e saj të re, e cila do të titullohet “365”.

E ftuar në episodin e fundit të “A Live Night” ishte një artiste shumë e dashur dhe e komentuar, pikërisht Fifi. Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, shumë e talentuar, por edhe shumë punëtore njëkohësisht, Fifi na zbuloi gjithçka në lidhje me dashurinë e saj të madhe muzikën. Hapat e parë, projektet e para, vështirësitë dhe sakrificat, njerëzit që e kanë ndihmuar përgjatë rrugëtimit e shumë të tjera zbuloi ditën e sotme Fifi në “A Live Night”.

Leave a Reply