Bashkë me stinën e verës, kthehen edhe mushkonjat të cilat kthehen në një bezd të vërtetë. K ëto janë ngjyrat që duhen shmangur në shtëpinë tuaj nëse nuk dëshironi vizitorë të padëshiruar.

Megjithatë, ekziston një mënyrë për të hequr qafe lehtësisht praninë e tyre pasi ekspertët paralajmërojnë se ka ngjyra specifike që i zmbrapsin dhe të tjera që i magnetizojnë.

“Mushkonjat kanë vizion shumë më të dobët se ne dhe si shumica e insekteve, ato shohin në mënyrë të paqartë pa qenë në gjendje të fokusohen në detaje”, shpjegon entomologia e Skuadrës së Mushkonjave, Emma Grace Crumbley.

Pra, erërat, lëvizjet e ndryshme dhe nxehtësia përcaktojnë se ku fluturojnë, kështu që bazuar në këto informacione, këto janë ngjyrat e ndaluara nëse dëshironi një verë të qetë.

1. E zeza
Konsiderohet si një magnet për mushkonjat pikërisht sepse ato priren të shmangin rrezet e diellit, sipas pronarit të Rosenbloom Pest Control, Sholom Rosenbloom. E zeza i magjeps pikërisht sepse dielli vepron në mënyrë kërcënuese kundër tyre.

2. Blu e errët
Ngjashëm me të zezën, ngjyrat e errëta gjithashtu tërheqin mushkonjat në të njëjtën mënyrë, sepse ato i ndihmojnë ata të shmangin diellin që i pengon të bëjnë punën e tyre.

3. E kuqe
Nuk kishte se si e kuqja, duke qenë ngjyra e gjakut, t’i linte mushkonjat pa lëvizur!

4. Portokalli
Portokallia është gjithashtu një ngjyrë që i afron pranë jush këto krijesa të bezdisshme pasi është po aq intensive dhe i ndihmon ato t’i bëjnë fluturimet tek ne pa u bezdisur

Cilat ngjyra i largojnë ato?

Ngjyrat që largojnë mushkonjat, sipas studiuesve në Universitetin e Uashingtonit, janë e bardha, jeshilja, blu dhe vjollca . Kjo nuk është për shkak se mushkonjat nuk i pëlqejnë këto ngjyra, por sepse ato janë sinonim i nxehtësisë dhe dritës, veti të cilat i urrejnë.