Kushdo që ka qenë të paktën një herë në një marrëdhënie, e di se është e vështirë që të gjitha gjërat të shkojnë në rregull. Ndërsa jemi të shpejtë për të parë tradhtinë, gënjeshtrat dhe abuzimet, ne jemi më pak të predispozuar për të vërejtur gjërat e vogla që vërtet e vrasin një lidhje. Sot do tju tregojmë disa prej tyre.

Nuk dëgjoni dhe nuk krijoni kohë për njëri-tjetrin

Që një lidhje të funksionojë ju duhet të dëgjoni njëri-tjetrin. Duhet të bisedoni për ditën tuaj dhe problemet që keni. Gjithashtu koha është një faktor i rëndësishëm. Pa marrë parasysh sesa të zënë jeni, partneri duhet të jetë përparësia juaj e parë. Së paku, kaloni një kohë cilësore bashkë.

Mungesa e dashurisë

Mungesa e dashurisë nuk dio të thotë gjithmonë mungesë e marrëdhënieve seksuale, por mungesa e shprehjes së saj me fjalë apo detaje të vogla që lumturojnë. Ju sugjerojmë që vazhdimisht t’i kujtoni partnerit apo parteses se e doni dhe t’i bëni dhurata.

Të ngecur në një rutinë

Marrëdhëniet afatgjata janë të shkëlqyera, por ndonjëherë ato mund të duken mërzitshme. Ndërsa ju dhe partneri juaj bëheni më të qetë me njëri-tjetrin, ka shumë të ngjarë të lidhja juaj të bëhet një rutinë. Dritare.net ju këshillon të bëni gjëra të reja që më mos ngecni në rutinë.

Sjellja kontrolluese

Nëse ju kontrolloni partnerin tuaj, kjo mund të çojë në konfilkte dhe më vonë dhënie fund të lidhjes. Të dy duhet të gjeni një mënyrë për të bërë kompromis, që të keni siguri dhe liri.