Kiara është përballur sot me opinionet e banorëve për marrëdhënien e saj me Luizin dhe shumica prej tyre mendonin se ajo nuk ka ndjenja ndaj tij. Por Kiara shprehu të kundërtën.
Gjatë spektaklit, ajo u shpreh se ka pëlqim për Luizin, por nuk dëshiron ta shfaqë menjëherë pasi i duhet kohë për ta njohur plotësisht.
“Ndihem mirë. Disa gjëra më bëjnë të kuptoj që mes nesh mund të ketë diçka mes nesh, por do i lë gjërat të rrjedhin. Problemi im është që deklaratat e Luizit më duken pak të nxituara, nuk dashuron njeriu për 20 ditë. Unë kam kaluar një histori dashurie që u bë publike, prandaj po stepem. Kam një pëlqim për Luizin, nuk ma shihni dot zemrën. Jam 27 vjeç dhe kam të drejtë të marr kohën time për të vendosur se cili do jetë njeriu i rradhës me të cilin do kaloj jetën”, tha Kiara.
Kiara hodhi poshtë dhe dyshimet se mund të ketë dikë jashtë.