Olta mendon se Kiara po i fsheh ndjenjat për Luizin. Dy banoret kanë debatuar në prani të Luizit teksa Kiara është shprehur se Olta dhe të tjerët fusin hundët pasi nuk duan t’i shohin bashkë.

Olta: Nuk ka problem që ti rri me Luizin, por problemi është që ti rri dhe thua që unë me atë njeri nuk do lidhem kurrë.

Kiara: A nuk je ti që thua që opinionet ndryshojnë çdo ditë në këtë shtëpi?

Olta: Po ti vetë ja thua Luizit që s’do keni kurrë asgjë, por në të vërtetë afroheni çdo ditë e më shumë prandaj dalin banorë kundra si unë, Kristi…

Kiara: Që fusni hundët se s’doni të na shihni bashkë

Olta: Ti më the mua i kam vënë vizën nuk i flas, por ti e thua dhe nuk e mban. Ke dobësi për Luizin. Do të jepja më shumë pikë po të dilje dhe të thojë unë Luizin e dua. Unë do të hiqja kapelen.

Kiara: Ky është ndryshimi që unë nuk i bëj gjërat që ju të më hiqni kapelen mua.

Olta: Unë kam përshtypjen që ti po bie në dashuri me Luizin dhe nuk e tregon, kjo është gabim.

Kiara: Po nuk dua ta tregoj ty moj që kam rënë në dashuri. Unë dua t’ja tregoj atij.