Marrëdhënia mes Oltës dhe Ronaldos nuk është aspak e mirë. Dyshja i hedhin vazhdimisht kunja njëri-tjetrit.
Ronaldo e pyeti Oltën nëse ajo e kishte hapur valixhen e rrobave apo akoma. Aktorja i tha se ajo nuk e bëri valixhen fare pasi e përjashtoi daljen nga shtëpia si opsion.

Teksa Olta u shpreh e bindur që nuk del sepse është “Prima Dona”, moderatori i tha se shpreson që një ditë njerëzit ta kuptojnë se ajo është fallco.

Ronaldo: Pse je kaq e sigurtë që nuk del?

Olta: Sepse jam ‘Prima Dona’ shpirt. Si mund të dalë një Prima Dona domethënë, nuk e di?

Ronaldo: A mjafton të jesh ‘Prima Dona’, për të mos dalë nga shtëpia?

Olta: Po, mjafton!

Ronaldo: Shpresoj që njerëzit një ditë ta kuptojnë falsitetin tënd. Je fallco nga mëngjesi në darkë.

(Olta qesh)

Ronaldo: Qesh Olta, se ti ose qesh ose ikën

Olta: Ti flet budalliqë more djalë, çfarë të flas unë me ty?

Ronaldo: Ty të djegin të vërtetat e mia.