Kiara Tito ka marrë në administrim Instagramin e ri të Luiz Ejllit. Nëpërmjet një postimi, ajo njoftoi se ka hapur një profil të ri për këngëtarin pas mbylljes së faqes së tij të mëparshme që pati kaluar më shumë se 650 mijë ndjekës.
Në më pak se një orë aktive, faqja ka arritur të grumbullojë mbi 125 mijë ndjekës duke thyer çdo rekord.
Në postimin e parë të bërë në faqe, falënderohen të gjithë personat që e kanë mbështetur këngëtarin gjatë rrugëtimit të tij.
Faqja e re është hapur pak ditë para finales së madhe të Big Brother VIP që mbahet në 6 maj.