Mashtrim , si po shitet kanceri me para nën logo IQOS , studimi: Asnjë ndryshim nga një cigare me djegie , krahasimi me Marlboron e kuqe

Kohët e fundit në Shqipëri janë futur aparate dhe cigare, të cilat nuk digjen si cigaret klasike, por janë me nxehje.

IQOS ndalohet në SHBA, reklamohet në Shqipëri! Hijet e një mashtrimi

“Marlboro” e kuqe konsiderohet si cigare shumë e fortë, me shumë katran dhe që shkakton shumë dëm në trup prandaj edhe studiuesit e kanë marrë si referencën më të dëmshme kur janë përpjekur të shpjegojnë dëmet e shkaktuara nga cigarette me nxehje, siç janë IQOS.

Mashtrim , si po shitet kanceri me para nën logo IQOS , studimi: Asnjë ndryshim nga një cigare me djegie , krahasimi me Marlboron e kuqe
Mashtrim , si po shitet kanceri me para nën logo IQOS , studimi: Asnjë ndryshim nga një cigare me djegie , krahasimi me Marlboron e kuqe

Studimi është publikuar edhe nga media e njohur britanike DailyMail në një shkrim, i cili vijon si më poshtë:

Shkencëtarët kanë sugjeruar se mund të mos ekzistojë asnjë alternativë e sigurt e pirjes së duhanit.

Edhe pajisjet e duhanit me nxehje mund të shkaktojnë të njëjtin dëm në trup si edhe cigarja klasike, thanë ata.

Në të njëjtën kohë, cigaret elektronike – janë gjithashtu toksike për qelizat që mbrojnë mushkëritë, kështu që edhe këto nuk mund të jenë një alternativë e sigurtë.

Pajisjet elektronike, të përdorura nga mijëra njerëz për të ndaluar pirjen e duhanit, tani mendohet se shkaktojnë dëm në rrugët e frymëmarrjes, probleme me mushkëritë, deri te kanceri i mushkërive.

Hulumtuesit australianë gjetën se grimcat që dalin nga pajisjet me ngrohje si IQOS dëmtojnë qelizat e mushkërive që mbrojnë rrugët ajrore në një mënyrë të ngjashme me tymin e cigareve.

Studimi ka shqyrtuar IQOS, një pajisje duhani me nxehje që ka dalë sëfundmi.

Ata që e shesin pretendojnë se kjo formë e të pirit të cigarës është më pak i demshëm.

Megjithatë, në studim, u gjet se edhe kjo formë dëmton qelizat e mushkërive njerëzore njëlloj si cigarja normale duke ndryshuar strukturën e tyre dhe duke shkaktuar një reagim të fortë të trupit.

Doktori Pawan Sharma drejtoi studimin nga Universiteti i Teknologjisë Sydney, duke shqyrtuar cigare, cigaret elektronike dhe IQOS, që është bërë nga giganti i duhanit Philip Morris International.

Ai tha: ‘Rezultatet tona sugjerojnë se të treja janë toksike për qelizat e mushkërive tona dhe se këto pajisje të reja duhani të nxehtë janë aq të dëmshme sa pirja e cigareve tradicionale.

‘Dëmtimi i këtyre dy llojeve të qelizave të mushkërive mund të shkatërrojë indete mushkërive, duke çuar në sëmundje fatale si sëmundje pulmonare obstruktive kronike, kanceri i mushkërive dhe pneumoni, dhe mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të astmës, duke përfshirë fëmijët.

“Kështu që nuk duhet të supozojmë se këto pajisje janë një zgjedhje më e sigurt.”.

Cigare, cigaret elektronike dhe pajisjet e duhanit me nxehje, siç është IQOS të gjitha përmbajnë nikotinën – substancën që krijon varësi te njeriu.

Ndërkohë, cigaret elektronike e kanë nikotinën në formën e lëngut, i cili nxehet dhe lëshon avull duke shmangur tymin.

Nga ana tjetër, cigaret me ngrohje si IQOS marketohen nga kompania si më të sigurta me pretendimin se nuk ka tym.

TESTET

Hulumtuesit bënë teste laboratorike mbi efektet e të tre pajisjeve në qelizat epiteliale dhe qelizat muskulare të buta të marra nga mushkëritë e njeriut.

Në mushkëritë e shëndetshme, qelizat epiteliale vepruan si linja e parë e mbrojtjes kundër çdo pjesë të huaj që hynte në mushkëri ndërsa qelizat muskulare të buta ruajtën strukturën e tyre.

Kur këto qeliza dëmtohen, ato shkaktojnë skuqje dhe riformatim të mushkërive që shihet te pacientët me sëmundje të mushkërive.

Studimi zbuloi se pajisjet e reja, ashtu si edhe duhani normal, shkaktuan pikërisht këtë dëmtim, duke përfshirë ndryshime në strukturën dhe funksionin e qelizave, si dhe një përgjigje inflamatore.

Madje, studimi tregoi se përgjigja inflamatore e mushkërisë ndaj cigares me ngrohje IQOS ishte e njëjtë me përgjigjen inflamatore që jepet kur pihet cigare Marlboro e kuqe, thuhet në studim.

Studimi, i publikuar në revistën ERJ Open Research, thotë se si cigaret elektronike ashtu edhe pajisjet e duhanit me ngrohje shaktojnë shkaktojnë dëme qelizore në mushkëri që vërehen te personat me probleme kronike të mushkërive, që kanë probleme e frymëmarrjen apo që janë me kancer në këtë organ.

Pas këtij studimi reagoi edhe vetë kompania Philip Morris që prodhon IQOS duke pretenduar se kërkimet e bërë nga shkencëtarët kishin mungesa në metodologjinë e tyre.

Si përfundim, nga studimi del se si cigarja normale, ashtu dhe ajo elektronike apo cigarja me ngrohje IQOS dëmtojnë njëlloj trupin e njeriut, prandaj zgjidhja është lënia e përhershme e duhanit, nëse jo, atëhere filloni të kujdeseni për xhepin tuaj përtej marketigut me xixa që ofrojnë kompanitë nën marka “cool”.

cigare iqos kanceri djegie