Moderatoja Kiara Tito ka rrëfyer një episod të vështirë të jetës së saj. Në bashkëbisedim me banorët e tjerë të Big Brother Vip Albania 2 ajo tregoi e prekur se arsyeja përse u kthye në Shqipëri ishte për shkak që Italia kaloi krizë ekonomike, dhe prindërit nuk kishin mundësi për t’i ofruar shkollimin.
“Arsyeja përse vendosa të kthehesha në Shqipëri ishte se Italia pati krizë ekonomike. Prindërit nuk patën mundësi ekonomike për të më ofruar shkollën dhe e menduan mundësi më të mirë”, tregoi ndër të tjera Kiara.
Ditët e para të qëndrimit në shtëpinë më të famshme duket se VIP-at i kanë kaluar në harmoni me njeri-tjerin. Sot ‘Vëllai i Madh’ u ka kërkuar që të ulen përballë njeri -tjetrit dhe të rrëfejnë episode të vështira që ata kanë kaluar përgjatë jetës së tyre.