E ftuar në “S’e luan Topi” këngëtarja Gigliola Haveriku, ka folur në lidhje me ish-dashurin e saj, Amos Zaharia, ku ka zbuluar disa detaje të pathëna më parë.

Ajo tregoi se kanë pasur një lidhje 6-vjeçare, dhe asaj marrëdhënie i dhanë shumë mundësi të dy, por nuk zgjati. Këngëtarja tregoi se mban marrëdhënie të mira dhe se gëzon shumë respekt për Amosin dhe familjen e tij.

“Amos ka një tip që nuk është shumë i dhënë, është natyra e tij introverte mund të them. Tashmë kemi dy vite që jemi ndarë. Patëm një marrëdhënie shumë të bukur bashkë, patëm një lidhje 6-vjeçare.

Ishim karaktere shumë të ndryshme. Ne që në fillim kemi bashkëjetuar me njëri-tjetrin. Yllka Mujo ishte shoqe, vetëm vjehrrë nuk ishte për mua, ajo ishte brilante.

Për Amosin, nuk kam dashur të shprehem gjatë kohës së Big-ut për shkak të respektit që ruaj për të dhe familjen e tij”, u shpreh këngëtarja.