Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë duke shijuar pushimet së bashku në Bodrum, udhëtim që e fituan gjatë eksperiencës së tyre në “Big Brother VIP”.
Prej disa ditësh qarkullon lajmi se Kiara mund të jetë shtatzënë, pas një fotoje ku ajo dukej me barkun e rrumbullakosur.
Teksa ka zhvilluar një live sot në Instagram, Luizi ka folur për këtë thashethem, të cilin e ka mohuar duke thënë se nuk kanë test shtatzanie, dhe Kiara nuk ka shfaqur simptoma.
“Këtu nuk kemi test shtatzanie, por nuk ka shfaqur shenja, kështu të vjella e gjëra, Kiara nuk është shtatzënë,” tha Luizi.