Moderatorja Kiara Tito, ka folur për puthjen e saj me këngëtarin, Butrint Imeri. Kiara ishte e ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit” ku ka treguar për eksperincën e saj të parë televizive.

Gjatë programit, moderatorja ka rikujtuar momentin ‘e famshëm’ të puthjes me Butrintin në 2015 dhe ajo u shpreh se kjo puthje i solli një rritje të ndjeshme të ndjekësve të saj në rrjetet sociale dhe i ndryshoi karrierën e saj për mirë.

“Që nga ky momenti i kësaj puthjes që dhashë pata një ndryshim të madh nga rrjete sociale, pata një rritje të ndjekësve. Ishte komplet rastësore, por edhe emisioni eci mirë. Mund të them që ka qenë një moment që më ka ndikuar për mirë edhe në vazhdimësi të gjërave të mia,”-tha Kiara.

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtai Butrint Imeri jan përfolur shumë për një histori romnce mes tyre. Ndonëse dyshja e mohonte se mes tyre kishte një romancë, Butrinti dhe Kiara fotografoheshin shumë herë bashkë. Ajo gjithashtu mori pjesë në videoklipin “Hajt hajt” të Butrinit para dy vitesh dhe që atëherë lajmet për ta nuk pushuan.