
Kiara Tito ka pësuar një incident brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Teksa ishte duke luajtur me karrige është rrëzuar në tokë dhe ka shpërthyer në lot nga dhimbjet. Vëllai i Madh i urdhëroi banorët që të mos ta lëvizin moderatoren pasi një ekip me mjekë po shkon drejt shtëpisë për ti dhënë ndihmën e nevojshme.
“Kam dhimbje muskulare, ju betohem që nuk po tallem. Kam shumë dhimbje”, tha Kiara.
Mikela dhe Tea po i qëndrojnë mbi kokë dhe Luizi menjëherë ka shkuar drejt dhomës së gjumit për të marrë një jastëk për t’ia vendosur.