Moderatorja Kiaro Tito, në një bisedë mes vajzash, në emisionin “Goca dhe Gra” foli dhe për jetën e saj personale.

Ajo iu përgjigj pyetjeve të moderatoreve të emisionit për partnerët që ka pasur në të kaluar.
Armina: Nëse ish-i do të të kërkonte të riktheheshit, çfarë do të bëje?
Kiara: Do ta rimendoja
Armina i drejtohet nga studio ish të dashurit të Kiarës: Je akoma në kohë që mund t’i bësh një thirrje për rikthim
Armina: Nëse të telefon ditën e lindjes
Kiara: Do ia hap, mirëpres urimet
Armina: Ish-i të përndjek në rrjete sociale me adres fallco..
Kiara: Për këto gjëra vdes, i kam shumë qejf
Dalina: Të ka ndodhur?
Kiara: Po, më ka ndodhur. Kam kuptuar që kanë qenë adresa fallco, e shihja shpesh nëpër story. Dhe më pas e kam kuptuar. Por mua më pëlqejnë këto gjëra. Ka qenë një nga dy ish-ët.