Sali Berisha i ka bërë thirrje ambasadores Yuri Kim, që të heqë dorë nga presionet e saj mbi sistemin e drejtësisë.
Berisha i bëri thirrje qeverisë amerikane, që Kim të tërhiqet nga ndërhyrja e saj mbi sistemin gjyqësor, duke i diktuar sipas tij vendimmarrje mbi statutin e Partisë Demokratike.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Unë mund të them se deklarata e guvernatores ishte qesharake, ka marrë fund loja e opozitës me kukulla, askush nuk mund ti diktojë kësaj opozite, akuzat që duhet të bëjë dhe nuk duhet të bëjë.
Ta harrojë kush përpjekjet se mund të diktojën akuzat e opozitës, publikisht para mediave, shpreh keqardhjen, por edhe denoncimin tim, për ndërhyrjet e saj direkte në procesin gjyqësor, së fundi guvernatorja bën takime për procesin gjyqësor, i cili në mënyrë absolute nuk ka bazë ligjore, pasi sipas procedurave të Kodit civil, nuk konsiderohet palë ajo që nuk është palë.
I bëj thirrje qeverisë së SHBA-së,që të ndalojë ndërhyrjet e përfaqësueses së saj në proceset gjyqësore në Shqipëri.