Kivanç Tatlitug do të bëhet së shpejti baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Basak Dizer është në javët e fundit të shtatzënisë dhe çifti tashmë ka zgjedhur edhe emrin. Ata kanë vendosur ta quajnë djalin Kurt Efe.
Nuk është një emër i zakonshëm pasi kujtojmë që këtë emër Tatlitug mbante në serialin “Kurt Sejit dhe Sura”, i transmetuar në Shqipëri vite më parë. Aktori dhe bashkëshortja e tij kanë treguar se kanë zgjedhur këtë emër pasi janë njohur gjatë xhirimeve të këtij seriali.
I pyetur nga gazetarët për ndjesinë e të bërit baba, Tatlitug është shprehur: “Është një ndjenjë shumë e mirë, jemi shumë të lumtur. Zoti i dhëntë fëmijë çdokujt që e dëshiron. Është një proces i ri për ne. Ardhtë shëndoshë”.