Lëvizja Socialiste do të marrë emër të ri, i cili ende nuk është zbuluar nga grupi i punës për ndryshimet statutore.

Emri i ri është votuar në Konventën Kombëtare të kësaj force politike që po mbahet në këto momente në Pallatin e Kongreseve, e cila nisi me himnin e flamurit.

Endrit Braimllari: Dua të falenderoj të gjithë themeluesit e LSI që për 18 vite u bë shtëpia e mijërave të rinjve, duke iu dhënë shansin dhe mundësinë e pjesëmarrjes në vendimmarrje. Kjo është konventa e 5 që mban LSI që prej vendimit për të kaluar në opozitë. Kemi kundërshtuar modelin e qeverisjes aktuale, të bazuara te PPP dhe koncensionet, në favor të klientëve të qeverisë.

Ne kemi dhënë kontribut të vazhdueshëm për reformat, për fat të keq situata është rënduar më shumë se kurrë, sot LSI e konsideron të përmbushur misionin fillestar, koha na kërkon një përgjegjësi maksimale, dhe një përfshirje më të madhe të qytetarëve. Me vendim të kryetares së LSI-së është ngritur një grup pune për ndryshimet statutore.

Silva Caka: Jam këtu për t’u njohur me ndryshimet statutore, në fund do ti votojmë ato me karton. Konventa e LSI propozon këto ndryshime,që i hapin rrugë ndryshimeve të emrit dhe vulës, unë ju ftoj të gjithëve që ti votojmë.