Të gjithë e kemi vërejtur se kur pimë një Coca-Cola, ndryshe e ka shijen kur e pini nga shishja dhe ndryshe nga kanaçja. Prodhuesit thonë se receta është e njëjtë, por pse neve na duket shija ndryshe?

Gazeta Jonë më poshtë ju tregon arsyen e vërtetë.

Kanaçja, e cila është alumin, ka një rreshtim polimeri që thith disa nga shijet e pijes me gaz. Kimistja e ushqimit Sarah Risch tregon se ajo e bën shijen më të butë.

Gjithashtu ajo shpjegon se edhe në shishet plastike, aroma e pijes ndryshon, për shkak të acetaldehid.

Pra, vetëm shishet e qelqit të ofrojnë një shije shumë afër origjinalit, sepse janë kryesisht inerte./E.B-dritare.net