Sheila Haxhiraj do të publikojë ditën e sotme këngën e saj të radhës. “Makalina” është produksioni, që ende pa u publikuar ka ngjallur shumë debat.
Kjo për faktin se vetë këngëtarja ka publikuar një foto nga klipi ku shfaqet së bashku me jë vajzë tjetër, topless dhe të mbuluara me qese transparente. Poza sensuale midis dy vajzave ka ngjallur edhe më shumë debat, ku në një intervistë dhënë, Sheila ka bërë me dije se kënga është një histori personale.
Kjo nuk pritej! E konfirmon vetë ish banorja e ‘Big Brother Vip’,
“Po, “Makalina” është një këngë bazuar në një histori të vërtetë, personale timen. Ku kam folur për humbjen e një prej njerëzve më të rëndësishëm për mua, marrëdhënien mes shoqes dhe jo vetëm kaq për mua…!”, ka shprehur artistja, duke lënë një kuriozitet të madh rreth kësaj historie që këngëtarja pritet ta zbulojë me anë të muzikës.