
Edhe pse “Big Brother VIP”, ka marrë fund ende personazhet e caktuara komentohen.
E më të komentuarit padyshim që janë Bora, Donaldi dhe Trixa.
Por për shkakun e tyre shpesh janë përfshirë edhe familjarë të tyre.
Padyshim që familjarët e Trixës kanë dhuruar mbështetje të jashtëzakonshme ndaj saj.
E gjitha kjo pasi Trixa krijoi lidhje brenda shtëpisë së “BBV”, me Donaldin.
Lidhja e tyre u paragjykua shumë nga publiku po nuk zgjati shumë dhe katër ditë pas përfundimit ata i dhanë fund lidhjes së tyre.
Disa fotografi të viteve më parë tashmë janë bërë virale në rrjete sociale, ku shihet moderatorja Bora Zemani në krahët e këngëtarit, Alban Ramosaj.
Kujtojmë se edhe vëllai i Trixës ka hedhur kunja drejt Borës dhe Donaldit me komentet e tij të kohë pas kohshme.