Këngëtarja e njohur Anjeza Shahni është rikthyer dhe duket tërësisht ndryshe nga ajo që ne kemi njohur 22 vite më parë, koha kur këngëtarja arriti kulmin e karrierës së saj. Shahini ka përshëndetur si rrallë herë ndjekësit dhe fansat duke publikuar një foto në rrjete sociale dhe ndryshimi në pamjen e saj është mëse i dukshëm. Këngëtarja shfaqet me flokë të prerë shkurt dhe një fustan ngjyrë rozë, teksa foton e shoqëron me tekstin “Kohë pa u parë”.

 

Anjeza Shahini e cila është cilësuar si një nga këngëtaret me vokalet më të fuqishme muzikore, prej më shumë se 10 vitesh jeton në Angli ku edhe ka krijuar familjen e saj. Ajo është martuar me diplomatin anglez Paul Edward Conolly dhe bashkë kanë vajzë të vogël që quhet Victoria. Këngëtrarja ka zgjedhur që të jetë e rezervuar sa i takon jetës private duke mos publikuar foto nga përditshmëria e saj me familjen dhe jetën në Angli. Prej vitesh gjithashtu, këngëtarja nuk ka qenë e angazhuar në projekte muzikore, megjithatë me postimin e fundit të gjithë jemi duke shpresuar se do të kemi një rikthim ‘të fuqishëm’ të saj.