Rrëzimi i një masivi gurësh në rrugën Levan- Tepelenë si pasojë e reshjeve intensive 4 vjet më parë vazhdon të mbajë të bllokuar këtë aks rrugor duke u kthyer ne shqetësim madhor për drejtuesit e automjeteve.

Edhe pse Autoriteti Rrugor Shqiptar asokohe u shpreh se devijimet e krijuar për lëvizjen e automjeteve do të ishin një zgjidhje provizore, situata ende sot nuk ka ndryshuar.

Lëvizja në këtë pjese të autostradës është e rrezikshme sipas drejtuesve të mjeteve që thonë se jo pak herë është bërë edhe burim aksidenti.

Lëvizja në këtë aks është veçanërisht e rrezikshme gjatë orëve të natës kur rruga përveçse e ngushtë dhe me kthesa, është dhe e pandriçuar.