Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta duke zbuluar se Edi Rama dhe Erion Veliajt janë dy pronarët e vërtetë të inceneratorit të Tiranës.
Gjatë rrëfimit të tij për skemën korruptvie të inceneratorit të Tiranës, ish-numri dy i qeverisë së Edi Ramës, Arben Ahmetaj, ka thënë se ka kundërshtuar ndërtimin e inceneratorin e Tiranës dhe këtë gjë ia ka bërë të ditur Edi Ramës në 31 gusht 2017.
Ahmetaj: Nuk ka rëndësi, pyeteni ta kujtojë. E treta, çfarë ka ndodhur në verën e 2017 që në 31 gusht u firmos Tirana. Unë e kam kundërshtuar Tiranën. Çfarë ka ndodhur me aktorët. A mund ta pyesni këtë kryeministrin e drejtësisë së re, pyeteni të ju kthejë përgjigje. Zero me Elbasanin.
Pyetje: Zero komunikim për Elbasanin, zero për Fierin …
Ahmetaj: Për Fierin, investim publik në fazën fillestare të investimit publik, jo të procedurës kam biseduar me të në korridor të kryeministrisë.
Pyetje: Po për Tiranën…
Ahmetaj: Për Tiranën janë letrat, refuzimi. Po, janë letrat.
Pyetje: Kur e keni refuzuar, çfarë ju ka thënë…
Ahmetaj: Çfarë të më thotë, kush ka punuar me mua që pastaj del në ekran dhe thotë, ai ska folur, ka heshtur, e di shumë mirë që nuk më mbyllet goja. Madje në një moment i kam thënë, edhe publikisht që, ndoshta doja do të jetë dhe armiku im. Nuk më mbyllej goja për këto gjëra. E dini pse e kam thënë atë? Jo për të bërë fajtor dikë, apo këdo, unë e kam thënë për ti treguar Edi Ramës dhe SPAK që kam qenë jashtë procedurës dhe që procedura është bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë kolegjiale me vendim të Këshillit të Ministrave. Për çfarë i vijnë vërdallë Elbasanit. Ka dy teori interesante konspiracioni. Kur ka teori konspiracioni të pavullnetshme dhe të vullnetshme të promovuara dhe sponsorizuara e vërteta fundoset, nuk ka më vlerë. Ku është bazuar e gjithë kjo historia e Ben Ahmetaj dhe inceneratorëve. Te njohja ime me Mirel Mërtirin. Tani kur dalin letrat unë e kam refuzuar inceneratorin e Tiranës. Sa për dijeni, pyesni dhe prokurorët, pyesni dhe Belinda Ballukun, kanë dalë me humbje kompanitë dhe te Fieri e Elbasani. Unë e kam kundërshtuar Tiranën. Kjo bullshit që këta thonë nëpër ambasada, nëpër media, jo po fjetja atje, fjeti këtu, fjetën bashkë apo veç, nuk ka lidhje fare. E nuk ka lidhje fare me akuzat që bëjnë. Të them dhe stilin e akuzave. Unë kam marrë dhe prevaluar në varësi të interesit publik, pavarësisht miqësisë së dikurshme që kisha me një njeri normal, që nuk është pronari i inceneratiorit të Tiranës. Ja kanë marrë, ata djem janë masakruar. Ata janë përdorur edhe nga SPAK në mënyrë ilegale. Herën e tretë do të nxjerr se për veset e mia imagjinare kanë përdorur komunikim ilegal mes Altin Dumanit dhe inceneratorëve. Ta zgjidhë vetë Altin Dumani, se si e ka bërë këtë gjënë. Këtë e ka me veten dhe me publikun një ditë. Si ka mundësi që kërkohet kjo gjëja, nga e ka ditur Altin Dumani, për pseudo sajesa vesesh. Edhe po ti kisha veset, unë në punën time zyrtare …
Pyetje: Altin Dumani po ju heton edhe për sjellje të pahijshme…
Ahmetaj: Besoj tani në qëllim të angazhimit që ka marrë ndaj uzurpatorit në reformën në drejtësi të Edi Ramës, indirekt Erion Veliajt, indirekt dhe Belinda Ballukut dhe Ulsi Manjës, të bëjë salto mortale.
Si u ngrit skema kriminale nga Rama-Veliaj për inceneratorin e Tiranës
Arben Ahmetaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama duke e akuzuar atë si ‘trurin e inceneratorëve’ dhe pronarin faktik së bashku me Erion Veliajn.
Gjithashtu Ahmetaj ka zbuluar detaje si u ngrit “skema kriminale” e vjedhjeve të miliona eurove nga inceneratori i Tiranës.
Ahmetaj: Edi Rama, Erion Veliaj. Edi Rama, Erion Veliaj. Ishte i bllokuar. Pyeteni mbase në një moment vendos të jetë i sinqertë Edi Rama, se çfarë ka komunikuar dhe me kë në verën e 2017. Mbase vendos të mos bëjë atë batutaxhiun, por i shkas ndërgjegja dhe të thotë, çfarë garancie jo formale ka kërkuar, nga kush e ka kërkuar, çfarë bisedash janë bërë, etj.
Peka: Ka komunikuar me ju në gusht të 2017, Edi Rama me ju.
Ahmetaj: Për këtë gjë? A e dini se çfarë komunikimi kam pasur unë me Edi Ramën gjatë 2017, që isha në spital se isha aksidentuar me Mirel Mërtirin dhe aty bazohet dhe teoria e konspiracionit për të thithur në sifon të vërtetat. Kishte nevojë për një akt normativ që të rishikonte investimet dhe jam ngritur nga shtrati dhe kam thirrur punonjësit e ministrisë së Financave në spital për të bërë aktin normativ, gati që ditën që krijonte qeverinë e re të ecte përpara me shpejtësi. Këtë kam bërë unë. Jo nuk ka komunikuar me mua për inceneratorin e Tiranës, nuk kishte nevojë të komunikonte me mua, se unë nuk isha as përdorues, as klient as autoritet kontraktor, unë kisha lënë shkresa.
Pyetje: Dhe kishit refuzuar …
Ahmetaj: Kisha lënë shkresa, e zezë mbi të bardhë. Aty është dhe gjithë kjo historia.
Pyetje: Në raport me Edi Ramën, a është ky gabimi i jetës që ka bërë Arben Ahmetaj, ajo shkresë dhe refuzimi.
Ahmetaj: Jo, jo. Nuk kam unë pendesa.
Pyetje: A ka filluar këtu përplasja …
Ahmetaj: Përplasje me kryeministrin, kam pasur ditët e mia të mira dhe të këqija, jam përplasur shumë herë me kryeministrin. E dinë këta që janë të gjithë aty.